Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për të pasur një shëndet të mirë fiziko-mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit që bëjnë rregullisht aktivitet fizik të moderuar kanë më pak mundësi të preken nga sëmundjet kronike si diabeti tip 2, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale ose sëmundjet mendore, shkruan “Zëri.info”.
Aktiviteti fizik i moderuar përfshin ecjen e shpejtë, vallëzimin, punët në kopsht, punët në shtëpi, lojërat dhe sportet me fëmijë, mbajtja/lëvizja e ngarkesave më pak se 20 kg, etj. OBSH-ja rekomandon së paku 30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatë 5 ditëve të javës.
Ndërkohë të ngasësh biçikletën në vend të makinës është një ndër aktivitetet që sjell shumë të mira për shëndetin, si fizkulturë kardiovaskulare, rrit forcën fizike, ekuilibrin dhe fleksibilitetin, si dhe djeg shumë kalori. Ky aktivitet sipas specialistëve të shëndetit mund të bëhet nga njerëz të të gjitha moshave. /ZERI


