Një nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s në Lipjan, pasi ka postuar një tekst të shkurtër në lidhje me keqpërdorimet e kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmetit, mori kërcënim nga djali i tij Qendrim Ahmeti.
Nuk janë të rralla rastet e tilla kur djemtë e pushtetarëve kriminelë, duke ndjekur shembullin e baballarëve të tyre, nëpërkëmbin shtetin dhe shoqërinë tonë. Ata rrahin policë, kërcënojnë njerëz, mbajnë armë pa leje, por kurrë nuk arrestohen dhe dënohen.
– Postimi i aktivistit të VETËVENDOSJE!-s:
“Imri Ahmeti Kryetari i Lipjanit, sipas raportit gjashtëmujor të shpenzimeve të këtij viti ka shpenzuar në udhëtime 44 mijë e 540 euro. Shpenzime pa kontroll ka bërë edhe në telefona, ku shuma totale ka shkuar në 24 mijë e 530 euro. Vetem ata munden! LDK e para në zhvatje!”. shkruan VV në facebook



