Aktakuzë kundër deputetit Etem Arifi, akuzohet për mashtrim në subvencione

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër të pandehurit E.A. deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe të pandehurit  B.G. për veprën penale ‘Mashtrim në Subvencione’.

I pandehuri E.A. u akuzua edhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.A. ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-ën “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646,00€.

“Këto para nuk janë përdor për qëllime për të cilat janë dhënë por janë përvetësuar nga të pandehurit E.A. dhe B.G. dhe për persona të tjerë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor të pandehurit të shpallën fajtor për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të obligohen t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej  22.900,00€ si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749,00€. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...

Moti sot

Të shtunën priten reshje lokale shiu, por temperaturat maksimale megjithatë pritet të shkojnë deri...