Aktivistët e organizatës PEN dhe Lëvizjes ‘Shkenca për Ndryshim” organizuan një aksion si pjesë të kampanjës “Mbroni fëmijët tuaj nga vrasësi i padukshëm”.
Aksioni u organizua para Ministrisë dhe Planifikimit Hapësinor, dhe qëllimi tyre është të thyejnë heshtjen e këtij institucioni ndaj problemit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, madje kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga ta.
Gjatë ditës, ata do të jenë të pranishëm në sheshin “Nënë Tereza” duke bërë matjet e ndotjes së ajrit në kohën reale, dhe do t’i informojnë qytetarët.
“Mbroni fëmijët tuaj nga vrasësi i padukshëm” dëshiron të ngris vetëdijen e prindërve, mësuesve, gjyshërve dhe grupeve tjera të qytetarëve mbi rrezikun që i kanoset fëmijëve nga ndotja e ajrit. /Lajmi.net
Sponsored by Revcontent


