Fshehin në vendet e panjohura zarfe me para nëpër Cyrih të Zvicrës. Aksioni është quajtur “Fati është i shtrenjtë”.
“Janë 3.400 franga të shpërndara nëpër zarfe dhe ky është vetëm fillimi”, kanë thënë iniciatorët.
Aktivistët, të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë, kanë treguar për idenë e tyre. “Ne duam të tregojmë se paraja është diçka që jo vetëm mund ta grumbullojmë, por edhe ta shpërndajmë”, kanë thënë ata.
Paratë vijnë nga kreu i një grupi prej rreth 15 njerëzve që kanë punuar për vite në investimet bankare dhe menaxhim, shkruan “Blick”.
“Ai ka financuar aksionin nga xhepi”, shkruajnë nismëtarët anonimë, përcjell Albinfo.ch.


