Aksion i madh policor në Serbi, arrestohen 97 persona

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar sot 97 persona.

Siç raportojnë mediat serbe, këta persona dyshohen se kanë kryer veprat penale vjedhje e rëndë dhe grabitje, transmeton Indeksonline.

Ky aksion i madh policor është zhvilluar në Beograd, Kragujevc, Novi Pazar, Leskovc, Pirot, Pozharevc, Jagodinë, Prokuplje etj.

Këta persona dyshohen se kanë kryer më shumë se 300 vjedhje të rënda para një kohe.

Për këto veprime, ndaj të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale. Si dëshmi ndaj tyre janë sekuestrua katër vetura, një motor, një skuter, një pikturë, shumë telefona celular, SIM kartela, dy kompjuter, mobilie të ndryshme dhe pajisje teknike që janë  vjedhur nëpër banesa e shtëpi të ndryshme.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...