Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka shprehur ngushëllime të afërmeve të 46 viktimave të aksidentit të autobusit me shtetas të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, shkruan Gazeta Express.
Ajo u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari mbrëmë. Uroj gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa po shpreh solidaritetin e saj me ju,” shkroi ajo në Twitter.
My deepest condolences to the families and friends of those who perished in the tragic bus accident last night in Bulgaria.
I also wish a fast recovery to those injured.
In these terrible times, Europe stands in solidarity with you.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 23, 2021


