Pas aksidentit që ndodhi gjatë natës së kaluar mes një automjeti dhe motoçiklete në fshatin Sllovi të Lipjanit, me që rast humbi jetën një person, policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar e dyshuara femër drejtuese e automjetit.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, ndërsa e dyshuara femër kosovare drejtuese e automjetit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje“ thuhet në njoftim të policisë. LipjaniNews
Njoftimi i plotë i policisë:
Lipjan / 24.06.2025 – 17:43. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, ndërsa e dyshuara femër kosovare drejtuese e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


