“Aksidenti” i Kadaresë mes librave në gjysmëfinale të çmimit ‘Angelus’

PUBLIKUAR

20140807174743495600

Romani “Aksidenti” pritet t’i dhurojë Ismail Kadaresë një çmim të rëndësishëm letrar në vargun e gjatë të vlerësimeve ndërkombëtare.

Botuesi i shkrimtarit në Poloni, njofton se romani i Kadaresë është renditur në fazën e gjysmëfinales mes 14 librave të nominuar këtë vit për çmimin “Angelus”, një çmim që jepet çdo vit për librin më të mirë nga Letërsia e Europës Qendrore.

“Aksidenti” u botua në Poloni vitin që shkoi e përkthyer nga gjuha shqipe prej përkthyeses së njohur Dorota Horodyska.

20140807174709859

Një vit pas botimit të “Aksidentit”, në Poloni sapo është botuar romani tjetër i Kadaresë “Darka e gabuar”.

Çmimi “Angelus është themeluar në vitin 2005, dhe pjesëmarrësi i parë shqiptarë në të ishte shkrimtari Luan Starova me romanin e tij “Koha e dhive”.

Ndërsa Kadare është përfshirë në këtë garë në vitin 2007 me romanin e tij “Pallati i ëndrrave” dhe në vitin 2011 me vëllimin me novela “Qorrfermanin” dhe në të dy rastet ka shkuar deri në finale. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...