Aksident trafiku në Lipjan, vetura godet tre këmbësorë

PUBLIKUAR

Sot në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti,  e cila ka bërë të ditur se ngasësja e veturës është shoqëruar për në stacion.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Lipjan. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar ngasësja e veturës”, ka thënë Ahmeti./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...