Dje tek udhëkryqi Lipjan – Janjevë në ora 18:55 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe dy femra shtetas Maqedonisë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore, të njëjtit janë liruar, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
/LipjaniNews/


