Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Tërstenik të Drenasit.
Viktima derisa ishte duke lëvizur rrugës është goditur nga një veturë-kombi.
Policia ka raportuar se aksidenti ka ndodhur të hënën në orën 13:00.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti sipas mjekut, është sjell pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit ngasësi i veturës është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me aksidentin ende janë duke vazhduar.


