Aksident në rrugën lokale Zhelinë-Strimnicë të Tetovës

PUBLIKUAR

Në rrugën lokale Zhelinë-Strimnicë të Tetovës më 09.07.2016 rreth orës 00:30 ka ndodhur një aksident trafiku, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I.A.(1991) nga fshati Xhepëishtë ka qenë duke drejtuar veturën e tipit “BMV” dhe për një moment e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

Bashkëudhëtarja B.B.(1994) nga fshati Leshnicë e Poshtme është lënduar ku në Spitalin e përgjithshëm në Tetovë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por për shkak të lëndimeve të rënda ajo është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB-Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit se cilat ishin arsyet e aksidentit.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...