Aksident në Lipjan, vetura godet në ‘zebra’ një fëmijë (Foto)

PUBLIKUAR

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për lajmi.net, aksidentin në Lipjan.

(I plotësuar 17:30)-  Ahmeti tha se personi që është goditur nga vetura është fëmijë dhe ka pësuar lëndime trupore, raporton lajmi.net.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident, në të cilin janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor (fëmijë), i cili ka pësuar lëndime trupore”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, ngasësi i automjetit është duke u mbajtur në stacion policor.

“Me urdhër të prokurorit, ngasësi i automjetit momentalisht është duke u mbajtur në stacion policorë të Lipjanit”, tha Ahmeti për lajmi.net.

……………

Sot në mesditë ka ndodhur një aksident në Lipjan, një automjet dyshohet se ka shkelur një fëmijë, në ‘zebra’, fëmija dyshohet se është vajzë e vogël, por nuk dihen detaje të tjera.

Një lexues i ka dërguar disa fotografi në portalin lajmi.net, ku shihet se policia dhe ambulanca ka dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu në fotografi shihet se në ‘zebra’ kanë mbetur njollat e gjakut nga aksidenti. /Lajmi.net/

14151858_10209224771648737_1530209470_o 14139487_10209224767808641_1137335938_o 14087539_10209224762688513_81605835_o

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...