(E plotësuar)
Nga ora 16:00 i jepet lamtumira fundit B.Karpuzit, i aksidentuar mbrëmë në Shalë
(E plotësuar)
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Shalë ku ka humbur jetën B.K, 33 vjeçar. Si pasoj e aksidentit ka ardh ku vetura është përplasur me një traktor i cili barte dru, transmeton LipjaniNews.com
Policia Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa të ndjerit është dhënë ndihma e parë në QKUK, por si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë.
LipjaniNews.com mëson se sot pritët ti jepet lamtumira e fundit 33 vjetarit nga fshati Shalë, e Komunës së Lipjanit, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Shalë. /LipjaniNews.com/
(E plotësuar)
Këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe Policia Kosovës.
Fshati Shalë, Lipjan 11.08.2016-20:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një traktori pa targa që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe automjetit Golf IV që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë e tyre ka ndërruar jetë. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar edhe një viktimë mashkull K-Shqiptar i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /LipjaniNews.com/
fotoArkiv/Ilustrim


