Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Raportohet se deri te aksidenti ka ardhur pas përplasjes në mes të një kamioni dhe veture.
Në fotografitë e siguruara nga GazetaExpress, shihet moment i aksidentimit të automjeteve.
Sipas dëshmitarëve, përplasja nuk ka qenë fatale por vetëm me të lënduar.





