Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, dy persona të lënduar

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Lipjan, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 24.02.2019 rreth ores 14:30 ne rrugen; QMI-Lipjan është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit janë raportuar lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident rrugor lëndime të lehta sipas mjekut  kanë marrë dy persona dhe të njëjtit po trajtohen në Emergjencë në QKUK. Automjetet e përfshira në këtë aksident janë VË Golf  dhe  Opel Vectra të dyja me targa vendore. Njësitet kompetente policore të trafikut po kryejnë procedurat e parapara për vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Ndërkaq si pasojë e aksidenteve, gjatë muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën 11 persona./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...