AKR jep mbështetje të fuqishme Sabit Pacollit në Lipjan

PUBLIKUAR

Sot në Lipjan ka zhvilluar punimet  Konventa e Forumit Rinor të AKR-së në Lipjan, në këtë konventë ish Presidenti Kosovës Behgjet Pacolli the AKR-ja me Lipjanin do të ketë një rrugëtim shumë të gjatë, të pranishëm në këtë konventë ishin edhe Kryetari Mitrovicës Agim Bahtiri, dhe Labinot Tahiri nga AKR-ja Ferizaj, transmeton LipjaniNews.com

“Akr-ja me ju do të këtë një rrugëtim shumë të gjatë dhe do të jetë shumë e fuqishme, kemi vendos që krejt kohen tonë ta lëmë në dorën e rinisë, sepse ju  keni ardhmërinë në duart e juaja ardhmërinë e një shekulli që e quajnë mileniumi i tretë që është shumë i rëndësishëm dhe do ta përjetoni këtë deri në fund”, tha Pacolli.

Lideri AKR-së dha një mbështetje të fuqishme Koordinatorit të AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ku para forumit rinor foli për angazhimin e tij që do ta ketë në Lipjan, dhe se ky angazhim do të jetë shumë i fuqishëm.

Një mbështetje e tillë për Sabit Pacolli e bëri edhe Labinot Tahiri ku me një fjalim rasti tha se Sabiti është njeri me shumë vlera dhe se mund të bëjë shumë për Lipjanin.

Kryetari Komunës së Mitrovicës tha se tashmë ka kaluar koha e komandantëve tani është koha e njerëzve të biznesit njerëzve që dinë të krijojnë vende pune njerëz që dinë të orientojnë vendin drejt bashkimit evropian ka thënë Bahtiri./LipjaniNews.com/

foto2 foto3 foto4 foto5 foto544 bahtiri foto1

 

 

 

 

 

 

/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...