Ajri i ndotur shkakton Alzheimerin dhe çmendurinë

PUBLIKUAR

Para disa ditëve është raportuar se ajri i ndotur është i rrezikshëm veçanërisht për personat me sëmundje të mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën 14 vjeç, personat e vjetër etj.

Por, një studim i ri tregon se ajri i ndotur mund të shkaktojë edhe sëmundjen e Alzheimerit dhe çmendurinë, transmeton Telegrafi.

Ajri i ndotur përmban grimca toksike ultrafine, të cilat janë të paktën 200 herë më të vogla sesa gjerësia e flokëve të njeriut. Disa nga rreziqet shëndetësore që i sjell thithja e këtyre grimcave, përfshin shkaktimin e astmës, kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

Veç kësaj, hulumtimi i ri sugjeron se ekspozimi ndaj këtyre grimcave mund të jetë i dëmshëm edhe për trurin, duke e shpejtuar plakjen e aftësive konjitive dhe duke e rritur rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit dhe format tjera të çmendurisë

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...