Ajri i ndotur ka mbytur 1.6 milion njerëz në Indi e Kinë vitin e kaluar

PUBLIKUAR

Përqendrimi i grimcave toksike kohët e fundit është rritur në maksimum, duke u bërë i dëmshëm për shëndetin e popullatës

Emergjencë e re për ndotjen e ajrit në Kinë. Në kryeqytetin kinez, Pekin, përqendrimi i grimcave toksike, i cili ka arritur në kuotën 551,  është rritur shumë duke u bërë i dëmshëm për shëndetin. Sipas të dhënave të publikuara nga ambasada amerikane në Pekin, dukshmëria është reduktuar në disa dhjetëra metra.

Sipas raporteve botërore të organizatave të shëndetësisë, ndotja e ajrit vret në Kinë: deri tani, sipas raporteve të publikuara, 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga smogu.

Autoritetet janë të shqetësuara, pasi kanë arritur deri aty sa që kanë paralajmëruar banorët të jenë në gatishmëri herë pas herë, duke ndezur edhe alarmin portokalli, i dyti nga katër nivelet e ashpërisë së ndotjes.

Retë toksike kanë shkaktuar alarm tek autoritetet kineze, pasi ndotja ka arritur në shifra rekord në kryeqytet. Sipas sondazhit më të madh qe është bërë deri me sot, i cili fokusohet në ndikimin e ndotjes së mjedisit në trupin e njeriut, ndotja e ajrit në vendin më të populluar në botë redukton jetëgjatësinë e njerëzve në 5.5 vjet, transmeton Shqip.

Studimi vëren se ndotja e mjedisit në vazhdim në pjesën veriore të Kinës favorizon shfaqjen e kancerit të mushkërive, sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru. Publikimi i “Financial Times” thekson se, gjithnjë e më shumë, retë toksike kane shkaktuar alarm tek autoritetet kineze, pas një rekordi që u verifikua në ndotjen e ajrit në kryeqytet, duke detyruar qytetarët të jenë të pajisur me filtra të ajrit të veçanta dhe me maska speciale.

Duke përdorur të dhëna nga 10-vjecarët e fundit në kontaminimin në të gjithë vendin, një studim i ri i kryer nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit, dy nga Universiteti i Pekinit, si dhe Universiteti Hebraik i Jerusalemit, është arritur të regjistrohet dhe të përcaktohet sasia e efekteve të ndotjes së ajrit lidhur me jetëgjatësinë.

Ky është studimi i parë që është në gjendje për të treguar se, ndotja ndikon në shëndetin e njeriut, por gjithashtu ndikon në mënyrën jetëgjatësi, si dhe është përgjegjës për sëmundje të zemrës dhe të mushkërive

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...