Ajo që kanë bërë shokët në varrimin e 17-vjeçarit ka prekur gjithë botën

PUBLIKUAR

Momenti emocionues kur të rinjtë nga Maori shpërthejnë në lot gjatë funeralit për shokun e tyre 17-vjeçar.

Miqtë dhe familja e një të riu që ka vdekur kanë shpërthyer në lot derisa kanë performuar një vallëzim emocional me emrin ‘haka’ në funeralin e tij.

Këto skena janë kapur në funeralin e Jarom Hadley Nathaniel nga Zelanda e re, pas vdekjes së tij nga një vetëvrasje e dyshimtë, përcjell Gazeta Express.

Funerali i 17-vjeçarit është mbajtur në vitin 2017, por pamjet e vallëzimit janë shfaqur tani dhe kanë bërë bujë në internet, duke u cilësuar si një shfaqje e mrekullueshme respekti për të.

Në video, fillimisht shihen një grup i të rinjve duke kënduar ‘haka’ derisa po ecin përmes turmës së mbledhur.

Një i ri e udhëheq grupin dhe mund të shihet duke i përmbajtur mezi emocionet, ndërsa në përfundim të performancës shihet se shumica e të pranishmëve i janë bashkangjitur atyre./Gazeta Express 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...