Air-bagët e modeleve të fundit nga Honda, shënjestër e hajnave (Foto)

PUBLIKUAR

Ende nuk dihen arsyet, pse po vidhen në masë kaq të madhe

Pronarët e Honda Civic dhe Accord, apo edhe Acura të re, duhet të kenë kujdes, pasi air-bagët e makinave të tyre, mund të jenë shënjestër e hajnave, transmeton Telegrafi.

Trendi i përhapur së pari në Shtete e Bashkuara, teksa ka nisur të përhapet edhe në shtete tjera, ende nuk dihet se pse po ndodhë, ndërsa nuk po mund të parandalohet si duhet.

Kompanitë amerikane të sigurimeve, raportojnë se gjatë këtij viti janë vjedhur mbi 50,000 air-bag të modeleve të fundit Honda. Këto pjesë, janë parë teksa shiten në tregun e zi të internetit për rreth 500 euro.

Mendohet se janë bërë shënjestër e vjedhjeve, sepse janë shumë kualitative, si dhe shumë të lehta që të largohen, sepse nuk kërkojnë më shumë se dhjetë minuta për heqje.

Në shumicën e rasteve, janë vjedhur air-bagët që ndodhen para shoferit dhe shoqëruesit të përparmë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...