AI: Kosova dhe Serbia nuk bashkëpunuan për gjetjen e të zhdukurve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Amnesty International vlerëson se të drejtat e njeriut në gjithë botën janë në rrezik, për shkak të politikanëve që përdorin retorikë “toksike dhe çnjerëzore” kundër pakicave etnike apo fetare, me qëllim forcimin e pushtetit të tyre.

Organizata mbikëqyrëse, në raportin vjetor të titulluar “Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë”, thekson se në Kosovë, mbi 1,600 persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur qysh nga lufta e fundit.

Ajo kujton se as në Serbi, as në Kosovë nuk janë gjetur varre të reja masive në vitin 2016, ndërsa thekson se marrëveshjet për bashkëpunim midis dy palëve nuk janë zbatuar.

“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë vazhduar të vuajnë nga diskriminimi institucional, veçanërisht në qasjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për banim dhe punësim”, thuhet në raport.

Në pjesën për Kosovën, Amnesty International po ashtu thotë se Zyra e Prokurorit Special të Kosovës, në vitin 2016, ka qenë me staf të pamjaftueshëm, ndërsa përmend edhe formimin e Dhomave Speciale në Hagë për ndjekjen penale të ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Përparimi në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka mbetur i kufizuar”, thuhet në raport.

Duke u ndalur tek aspekti global, sekretari i përgjithshëm i Amnesty International, Salil Shetty, tha se trendi i politikave përçarëse është ilustruar me “retorikën helmuese të fushatës” së Donald Trumpit, tani president i SHBA-së.

Shetty tha se edhe liderët tjerë politikë, në pjesë të ndryshme të botës, kanë përhapur frikë dhe ndarje.

Shetty përmendi Trumpin, presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, dhe presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, në mesin e politikanëve që e konsiderojnë veten “anti-establishment” dhe përdorin “agjendë toksike, e cila ndjek, viktimizon dhe çnjerëzon grupe të tëra njerëzish”.

Raporti i Amnesty International thotë se retorika politike në SHBA dhe Evropë “ne kundër tyre” është nxitur nga kriza globale me refugjatë.

Raporti thotë se në arenën ndërkombëtare, “retorika e urrejtjes” ka arritur nivelin më të keq në politikë qysh në vitet 1930 dhe se po nxit “një zmbrapsje globale kundër të drejtave të njeriut”.

Amnesty International parasheh që në vitin 2017 të ketë “kriza të vazhdueshme”.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Salil Shetty, tha se “2017-ta ka nevojë për heronj të të drejtave të njeriut” për të luftuar retorikën e urrejtjes, e cila ka nxjerrë “anën e errët të natyrës njerëzore” dhe ndikon gjithnjë politikat qeveritare.

“Në vitin 2016, qeveritë kanë mbyllur njërin sy ndaj krimeve të luftës, kanë bërë marrëveshje që dëmtojnë të drejtën për të kërkuar azil, kanë kaluar ligje që shkelin shprehjen e lirë, kanë justifikuar torturën dhe mbikëqyrjen masive dhe kanë zgjeruar pushtetin e policisë”, tha Shetty.

Raporti i Amnesty International përfshin një studim të 159 shteteve dhe territoreve, në përpjekje për të treguar se si njerëzit vuajnë nga konflikti, zhvendosja, diskriminimi ose shtypja./REL/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...