Ahmeti: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amkerikane

PUBLIKUAR

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump për detyrën e tij të re. Ahmeti theksoi se SHBA-të edhe me Trumpin në krye do të vazhdojnë të jenë partnerë strategjik të Maqedonisë, shqiptarëve dhe Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke i uruar shëndet në sukses në detyrën e re Presidentit Trump, mbetemi besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Maqedonisë, Shqiptarëve dhe Ballkanit në rrugëtimin tonë të pandalshëm euro-atlantik. Njëkohësisht, më lejoni të shpreh konsideratën tonë edhe për ish administratën e Presidentit Obama dhe për kontributin e tyre të madh në vendin tonë dhe për shqiptarët në përgjithësi”, thuhet në urimin e Ahmetit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...