Ahmeti viziton punimet e asfaltimit të rrugës Topliçan -Grackë

PUBLIKUAR

I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka vizituar e punimet në asflatimin e rrugës Topliçan –Grackë.
Me këtë rast kreu lipjanas ka uruar banorët e këtyre dy vendbanimeve për rrugën e re, duke e bërë të ditur se shumë shpejt do të filloj edhe ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Topliçan -Vojnovc, po ashtu për këto vendëbanime do të ketë projekte të tjera në vazhdimësi, projekte këto të cilat do të ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e banorëve të këtyre lokaliteteve si dhe atyre për rreth, njofoti zyra për informim në Komunën e Lipjanit.
Nga ana tjetër banorët kanë falenderuar Kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij të pakursyer drejtë përmirësimit të jetesës së qyetarëve dhe mirëqenies së tyre. /LipjaniNews/

18485347_1515518238459983_5078468947651960773_n

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...