Ahmeti uron 7 Marsin, “I ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë”

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti përmes facebook-ut ka uruar mësuesit me rastin e ditës së 7 Marsit.

“Ne i ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë ju mësuesit tonë të dashurë”, shkruan Ahmeti.

Postimi i plotë nga Kryetari Ahmeti…

Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, jepni – e do të jepni për mësimin dhe edukimin e gjeneratave me radhë.

Duke ju uruar shëndet, mirësi e jetë të gjatë juve që na mësoni fëmijët tanë,- E ne i ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë ju mësuesit tonë të dashurë.

Ndaj në këtë ditë kur shihni gjeneratat duke ju dërguar një mesazh urimi, një lule, një përqafim është ajo që ju gëzon dhe ju bënë të lumtur.

Sot kujtojmë edhe Mësonjëtoren e Korçës, shkollën e parë të gjuhës shqipe, që u hap me 1887 dhe mësuesin e parë Pandeli Sotiri. Urime 7 Marsi!, (sic), ka shkruar ai./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...