Ahmeti u përgjigjet PDK-së për rreth-rrotullimin, “Po ti kishin mandat edhe 10 vjetë nuk do ta bënin”

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti u është përgjigjur akuzave të PDK-së kinse rreth-rrotullimin tek udhëkryqi Lipjan-Magurë-Shtime është projekt i PDK-së i viti 2012.

Ahmeti tha për LipjaniNews se ky është një projekt i hartuar dhe i futur në buxhet me kërkesë të tyre.

“Është buxhetuar për vitin 2017, gjithashtu shumë shpejt do të nis edhe rreth rrotullimi të udhëkryqi i rrugës, Prishtinë- Shkup – Janjvë që pritet brenda këtij muaji të filloi”, tha Kryetari Ahmeti.

“Ndryshe dy mandate kanë pas pushtet e po ti kishin mandat edhe 10 vjetë nuk do ta bënin, e kanë pas rastin por nuk e kanë bërë”, pohoi Ahmeti.

“Asnjëherë e as në vitin 2012 nuk ka pas mjete buxhetore të parapara as të aprovuara, nuk ka pas as publikim tenderi as kontrat, ndoshta në mendje dhe në propaganda e kanë pas si agjitacion propagandistik por si proces, si projekt asnjëherë”, shtoi ai.

/LipjaniNews.com/

 

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...