Ahmeti thotë se LDK nuk do ta ndërrojë kryetarin deri në majin e vitit të ardhshëm

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka treguar për gjendjen brenda LDK’së, në periudhën kur kjo parti gjendet para zgjedhjeve të brendshme.

Ahmeti ka thënë se çështja e zgjedhjeve në LDK, pra edhe e kryetarit, është një kapitull i mbyllur deri në maj të vitit të ardhshëm, kur kjo parti do të zhvillojë procesin e brendshëm zgjedhor.

“Sa i përket garës për kryetar normalisht që çdokush që është në politikë hyn për tu zgjedhur. Unë nuk e kam asnjë ambicie për këtë, sepse mendoj se LDK ka mjaft njerëz të zotë, profesional dhe me integritet moral e nacional të cilët munden me menaxhue dhe me udhëheq me partinë. Tani për tani çështja e zgjedhjes së kryetarit të partisë është kapitull i mbyllur deri në maj të vitit të ardhshëm”, tha Ahmeti në RTV Dukagjini.

Ai thotë se shfaqja e ambicieve të njerëzve për të udhëhequr partinë është vlerë për LDK-në.

Ahmeti ka theksuar se kandidatura e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e kaluara nacionale është vendosur me një konsensus të plotë.

“Edhe Lutfi Hazirit i është thënë se nëse ka gatishmëri për tu kandiduar, por ai nuk ka shprehur interesim. Ndërsa për Hotin ka pasur një koncensus të plotë, kur dihet e kaluara e tij profesionale dhe morale, duke ia shtuar këtu që ka qenë një ministër i sukseshëm”, ka shtuar Ahmeti.

 

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...