“Shumë fshatra të Komunës së Lipjanit u gjetën në terr”

PUBLIKUAR

Keryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka shkruar se shumë fshatra të Komunës së Lipjanit u gjetën në pa energji elektrike.

Postimi plotë nga Policia:

Të dashur qytetarë,

Në natën e ndërrimit të moteve, kur familjet mblidhen për të pritur Vitin e Ri, shumë fshatra të komunës sonë u gjetën në terr. Në një moment që duhet të simbolizonte shpresë dhe dritë, na u mohua edhe ajo më elementarja – furnizimi me energji elektrike.

Është e papranueshme që në këtë shekull, të mos jemi në gjendje të planifikojmë dhe të sigurojmë një furnizim të qëndrueshëm për qytetarët tanë. Përgjegjësia për këtë situatë është e qartë: qeveria dhe ministria përkatëse kanë dështuar të menaxhojnë si duhet këtë çështje kaq thelbësore.

Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së planifikimit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë ndaj nevojave bazë të qytetarëve. Kjo situatë nuk është thjesht një sfidë – është një dështim që nuk mund të tolerohet më.

Së bashku, duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe veprime konkrete për të mos lejuar përsëritjen e kësaj papërgjegjshmërie.

Tmerr!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...