Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, ka mbajtur mbledhjen publike me qytetarë.
Mbledhja kishte karakter informues dhe bashkëbisedues me qytetarët lipjanas.
Kryetari Ahmeti, fillimisht në hapje të kesaj mbledhje publike ka ftuar qytetarët e Komunës së Lipjanit të jenë më aktiv, në përcjellje të angazhimeve të qeverisjes lokale e cila do ti kontribuonte mirëqeverisjes, qytetaria më aktive do të prodhonte një qeverisje më dinamike më transparente.
Në këtë rast, Kreu i Lipjanit, ka njoftuar qytetarët për angazhimet dhe aktivitetet e përditshme. Ai ka përmendur, të hyrat vetanake, ku komuna e Lipjanit në raport me planifikimin vjetor për vitin 2016 realizimi i të hyrave vetanake është 28.52 % po ashtu të hyrat e realizuara në këtë periudhë kohore në raport me të njejtën periudhë nga viti praraprak kemi rritje në shumë prej 26.54%.
Kryetari Ahmeti, ka informuar të pranishmit lidhur me realizimin e investimeve kapitale duke theksuar se në këtë vit buxhetor janë 41 projekte të planifikuara të cilat janë në hap të mirë me realizimin, dhe se shpenzimi i buxhetit deri më tani është rreth 29%.
Po ashtu i pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përgjatë diskutimit me qytetarë, ka thënë se nga kontratat e shpallura kemi mbi gjys million euro kursime ose mbetje nga projektet e shpallura, të cilat kursime me anë të rishikimit të buxhetit do të kanalizohen në realizimin e projekteve të reja. Për veq projekteve të cekura në buxhetin e Komunës, Kryetari Ahmeti, ka përmendur edhe projektet e tjera të cilat do të realizohen si: Hapja dhe pastrami i shtratit të lumit Sitnica, asfaltimi i rrugës Lipjan- Magurë, ndërtimin e rrathëve në udhëkryeqin Magurë – Lipjan dhe Banullë- Janjevë, asfaltimi i rrugës Sllovi- Smallushë- Gadime, ndërtimi i shkollës në Magurë, projektin e gjelberimit në qytetin e Lipjanit me DEMOS-in, projektin e hapësirave publike dhe trashegëmisë Kulturore me UNDPI-n etj.
Ndërkaq, qytetarët derisa kanë bashkëbiseduar me Kryetarin Imri Ahmeti, ata në të njejtën kohë kanë falënderuar për lehtësirat të cilat i ka krijuar komuna në mirëqenien e tyre. Interesimet e tyre janë shprehur në fusha të ndryshme, duke përfshirë infrastrukturën, arsimin, njoftoi Komuna Lipjanit /LipjaniNews/




