Ahmeti ndan mirënjohje për lojtarët e klubit futbollistik “Ulpiana” në Lipjan (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti u ka ndarë mirënjohje futbollistëve të klubit “Ulpiana” në Lipjan me rastin e Ditës së Çlirimit të Lipjanit.

Me këtë rast Kryetari Ahmeti, ka uruar përfaqësuesit dhe lojtarët e klubit futbollistik “ Ulpiana”, për suksesin e arritur, duke shpresuar që në vitin e ardhshëm të kualifikoheni edhe në superligë për të sjellë fitore të shumta për Lipjanin, në të njëjtën kohë, Kryetari Ahmeti, K.F “ Ulpiana”, ju ka premtuar mbështetje institucionale nga ana e komunës.

I pari i Lipjanit po ashtu ka nderuar përfaqësuesit dhe gjithë lojtarët e klubit futbollistik “Ulpiana”, me nga një mirënjohje për kontributin e dhënë në ligën e parë të Kosovës./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...