Ahmeti ka një porosi për punonjësit Komunal, “Vetëm pas orarit të punës mund të merren me parti politike”

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit ka folur rreth fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit që do të mbahen në Kosovë, po ashtu edhe në Lipjan.

Ai ka thënë se Komuna e Lipjanit do ti zbaton të gjitha agjendat e veta, duke mos u penguar aspak nga kjo fushatë.

Në një prononcim për LipjaniNews ai tha se sa i përket, pjesëmarrjes së punonjësve Komunal në aktivitete politike Ahmeti pohuar se këtë mund të bëjnë vetëm pas orës 16:00, dhe jo gjatë orarit të punës.

“Është praktikë e keqe, nuk mendoj që një zyrtarë komunal gjatë orarit të punës me u marr me çështje të partive politike, fushata mund të zhvillon secili prej qytetarëve edhe nënpunsit e shërbyesit civil pas orarit të punës, por në orarin e punës është e pa drejtë dhe nuk do të duhej asnjë punëtor i komunës të merret me aktivitete politike”, tha Ahmeti

Ahmeti shton se do të jetë në monitorim të njerëzve të cilët gjatë orarit të punës dalin në fushata parazgjedhore.

“Unë do të jem në monitorim të këtyre njerëzve dhe do të verifikojmë se kush ka marrë pjesë në fushatë në orar të punës, kujtoj që duhet me u rritë përgjegjësia tek të gjithë, duhet të shtohet kujdesi tek të gjithë, komuna duhet të vazhdoj punën e vetë, duhet të vazhdohet shërbimi ndaj qytetarëve në kohën e paraparë në punë, vetëm masë orarit të punës mund të merren me parti politike”, theksoi Ahmeti, transmeton LipjaniNews

Sipas tij, Komuna e Lipjanit do të vazhdoj me implementimin e projekteve në teren, dhe nuk do të ketë as nuk do të përshpejtohen e as të zvogëlohen këto aktivitete.

“Për asnjë moment nuk do të ndalem të kryej obligimet që dalin, por shërbyesit civil këtë e kanë të ndaluar edhe me ligj, ndërsa stafi politik është diçka tjetër,  ne nuk mund ti shkëputmi aktivitetet tona për shkak të fushatës, dhe as nuk mund të përshpejtojmë e as ti zvogëlojmë, është një dinamik e aprovuar edhe paraparë në buxhet qysh në fillim të vitit, dhe ne do ta implementojmë me aq buxhet dhe kapacitet sa kemi dhe nuk do të duhej me u marr shumë me fushatë dhe me ngec pastaj projektet në teren”, tha Ahmeti /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...