Aguero përsëri probleme me lëndime

PUBLIKUAR

Sulmuesi argjentinas është në dyshim për të startuar sezonin e ri në La Liga pasi që ka pësuar një lëndim në kofshë

Sergio Aguero do të jetë jashtë ndeshjes së trofeut Joan Gamper të Barcelonës kundër Juventusit që do të zhvillohet sonte. Kjo për shkak të një lëndimi. Aguero është pritur që ta bëj debutimin në këtë ndeshje miqësore, pasi që ju bashku klubit si transfer i lirë duke u larguar nga Manchester City në qershor. Megjithatë, tifozët duhet të presin edhe pak pasi që 33 vjeçari do të jetë jashtë fushës për shkak të lëndimit të tij.

Barça e ka konfirmuar që Clement Lenglet do t’i bashkohet Agueros pasi që ka pësuar lëndim në gju, por braziliani Philippe Coutinho është gati për të luajtur kundër Juves. “Philippe Coutinho është i gatshëm për këtë lojë por Clement Lenglet dhe Sergio Aguero janë të dy jashtë”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Mbrojtësi francez ka problem me një lëndim në thembër dhe në gjurin e djathtë, rikthimi i tij varët nga rikuperimi i tij. Argjentinasi ka një lëndim në kofshën e djathtë dhe do të këtë edhe disa teste për të ditur se sa gjatë do të mungojë ai në fushë”, ka thënë Barcelona.

Barcelona pritet ta fillojë sezonin më 15 gusht ku luan kundër Real Sociedadit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...