Chelsea shënoi fitore me rezultat 1:2 ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 35-të në Premierligë.
Kësisoj, Manchester City e shtyn festën e titullit edhe për pak ditë, shkruan Gazeta Express.
Në fundin e pjesës së parë, Aguero e pati mundësinë të shënonte golin e dytë për vendasit nga pika e bardhë, por e humbi duke provuar stilin “Panenka”.
Pas ndeshjes, ai ka kërkuar falje për humbjen e penalltisë
“Dua të kërkoj falje ndaj bashkëlojtarëve, stafit dhe përkrahësve për humbjen e penalltisë. Ishte një vendim i keq dhe marr përgjegjësinë e plotë” – tha Aguero.
Ky është edicioni i fundit i argjentinasit në fanellën e Cityt dhe do të tentojë ta mbyllë me një titull në Ligën e Kampionëve, teksa në finale përballen me kundërshtarin e sotëm, Chelsean. /Gazeta Express/


