Aguero i harxhoi 500.000 euro sapo mbërriti në Barcelonë

PUBLIKUAR

Sergio Aguero ka filluar të ndihet si në shtëpinë e vet në Barcelonë tashmë dhe i harxhoi gjysmë  milioni euro sapo mbërriti në Katalonjë.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë nga Manchester City muajin e kaluar, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare, raporton Gazeta Express.

Ai i shpenzoi 500.000 euro për ta blerë një veturë Ferrari SF90 Stradale. Kjo është vetura e parë hibride i prodhuesit italian.

Aguero është adhurues i madh i veturave. Ai ia dhuroi stafit të Manchester City një Range Rover dhe e la pas një Lamborghini në Angli.

“Në vitin 2014, i shpenzova 1.5 milionë euro për ta blerë një Lamborghini Aventador, isha i dehur, nuk e di pse e bleva”, u rrëfye Aguero.

“Duhet t’i kem bërë 1.200 kilometra në gjashtë vjet, nuk e përdorja pothuajse fare. I kalova dy vjet duke menduar pse e bleva”.

Argjentinasi u kthye në La Liga, ku në të kaluarën luajti për Atletico Madridin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...