Filmi i regjisorit Agim Sopi është shpërblyer të dielën mbrëma, në festivalin e njohur Baghdad International Film Festival, me çmimin e dytë në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të plotë.
Çmimin e parë në këtë kategori e ka fituar filmi iranian “The fourth child” i regjisorit Vahid Mousaian, kurse çmimin e jurisë, filmi “The Final Confession” i regjisores Victoria Trofimenko nga Ukraina.
Ditë më parë, filmi “Agnus Dei” me skenar dhe regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe QKK nga Prishtina, ka fituar Platinum Award – Best Feature Film në International Film Competition Festival në Kaula Lumpur.
Deri më tash “Agnus Dei” ka radhitur pas vetes 22 çmime ndërkombëtare, nga të cilat 15 çmime të para.



