AGK ndan çmimet për Raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë, këta janë fituesit

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe UN Kosovo Team kanë ndarë sot çmimet për Raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë. Gazetarja Vjosa Çerkini ka fituar në kategorinë për dokumentarin më të mirë televiziv me dokumentarin “Sot, për nesër “, çmimi për video-storjen më të mirë ka shkuar për gazetaren Genta Zejnullahu, derisa çmime tjera kanë fituar edhe Denis Galushi dhe Fitim Gashi

AGK dhe UN Kosovo Team ndajnë çmimet për Raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë, këta janë fituesit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNKT, nën koordinimin e Zyrës së Koordinatores për Zhvillim – Ulrika Richardson, ka mbajtur sot edicionin e 16-të të çmimeve vjetore të gazetarisë “Çmimi për raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë”.

Edicioni i 16-të u mbajt nën moton “Portretizimi i përgjegjshëm i varfërisë”.

Këtë vit, në kategorinë “Video-storja e shkurtër më e mirë”, u shpërblye storja e gazetares Genta Zejnullahu nga TV Syri.

Çmimi për audio-storjen më të mirë iu nda gazetarit nga Radio Kosova 2, Denis Galushi.

Çmimi për storjen e shkruar më të mirë iu nda gazetarit të Grupit KOHA, Fitim Gashi.

Teksa, në kategorinë “Dokumentari më i mirë televiziv”, çmimin e fitoi dokumentari “Sot, për nesër “, i gazetares Vjosa Çerkini.

Për fotografinë më të mirë u shpërblye fotografi i pavarur, Valdrin Fetahu.

Përveç dhënies së çmimeve, të pranishmëve iu adresuan edhe Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha  dhe Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson.

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...