Alejandro Camano, agjenti i Achraf Hakimi, ka rritur spekulimet për një largim të mundshëm te mbrojtësit nga Interi.
Raportohet se për ishin e Realit dhe Dortmundit po interesohet Bayerni dhe Camano ka dhënë sinjale se lojtarit do t’i pëlqente një lëvizje e tillë.
Nga Italia raportohet se pavarësisht titullit që fitoi, Interi do të duhet të sakrifikojë gjatë verës për shkak të krizës ekonomike që i ka kapluar klubet shkaku i COVID-19 dhe në mesin e shitjeve mund të jetë edhe Achraf.
“Nuk e di se nga vijnë këto spekulime. Por s’do të isha i befasuar nëse FC Bayern është i interesuar në Achraf. Askush nga FC Bayern ende nuk më ka kontaktuar”, tha ai.
“Achraf është shumë i lumtur në Inter. Nuk mendon për asgjë tjetër…. por kush nuk do të dëshironte të luaj për FC Bayern?”. /Gazeta Express/


