Agjentë të huaj në Shqipëri, në nëntor nis operacioni kundër krimit të organizuar (Video)

PUBLIKUAR

Një operacion me mbështetje të fortë ndërkombëtare dhe me agjentë në terren do të nisë së shpejti në Shqipëri kundër krimit të organizuar dhe parave të akumuluara nga rrjetet kriminale.

Kryeministri Rama dha në seancën parlamentare kohën e nisjes së aksionit.

“Brenda muajit nëntor do të vijnë këtu agjentë të specializuar që do të punojnë ngushtësisht me Policinë e Shtetit, me Ministrinë e Brendshme, me Shërbimin Informativ dhe me të gjitha agjencitë e tjera për këtë punë”, deklaroi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është në djeni të operacionit.

Ai tregoi në Kuvend se ky aksion me agjentë të huaj do të prekë edhe sektorin bankar në Shqipëri.

“Sektori bankar po depërtohet nga krimi, në kuptimin e financimit me fajde të parave të drogës dhe në kuptimin e angazhimit të bankave të caktuara në sektorin bankar në industrinë e pastrimit të parave të drogës”, tha Basha.

Operacioni, sipas kyeministrit Rama është konsultuar nga ambasadori amerikan edhe me kryetarin e opozitës, për të marrë mbështetjen e saj.

“Ambasadori amerikan takon kryetarin e opozitës, i kërkon mbështetje për këtë operacion, kryetari i opozitës vjen këtu dhe siç e ka zakon, me fjalët e të huajve bën atë që e ka mësuar të bëjë lideri legjendar (Sali Berisha), që i përdor takimet me të huajt siç i do qejfi dhe bën atë paralajmërimin e famshëm: prit prit se javën tjetër do ta dëgjoni”, tha Rama.

Ambasadori Donald Lu pak ditë më parë foli shumë ashpër për mosvperim ndaj krimit të organizuar. “20 familje kriminale, katër klane kriminale! E thotë Departamenti i Shtetit. Ta ka thënë përpara dhe nëse kam një vërejtje për ambasadorin Lu është se e hapi gojën pas zgjedhjeve. Por, më mirë vonë se kurrë”, vijoi më tej Basha.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...