Agim Krasniqi: Për shkak të një intervenimi të vështirë është shtyer koha e pauzës në repartin stomatologjik në Lipjan

PUBLIKUAR

Pasi që është publikuar një video ku shihet se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan (ordinancën stomatologjike në QKMF) nuk gjindet asnjë person.

LipjaniNews ka kontaktuar me Drejtorin e kësaj qendre Agim Krasniqi i cili ka thënë se pasi që ka pranuar informatën ai ka takuar shefin e stomatologjisë dhe ka konfirmuar se për shkak të një intervenimi të vështirë tek një pacient është dashur tështyej kohën e pauzës.
“Menjeherë pasi që kam pranuar këtë informatë, menjëherë kam kontaktuar shefin e shërbimit të stomatologjisë Burhan Abdullahu, me të cilin e kemi gjetur dokotreshën dhe teknikun në vend të punës, por ato deklaruan se për shkak të një intervenimi të vështirë tek një pacient është shtyer koha e pauzës, këtë e kanë edhe të protokoluar, në librat e evidencës, por ky rast do të kontrollohet edhe njëherë më në detaje, nëse ka nevojë do të mirren edhe masa ndëshkimore disiplinore”, ka thënë Krasniqi për LipjaniNews.com

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...