Agani: Kosova nuk është më e rrezikuar se vendet e tjera nga radikalizmi

PUBLIKUAR

agani-kosova-nuk-euml-sht-euml-m-euml-e-rrezikuar-se-vendet-e-tjera-nga-radikalizmi_hd

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, në një intervistë për televizionin Rrokum, ka thënë se vendi ynë është i rrezikuar nga radikalizmi jo më shumë se shtetet e rajonit dhe më gjerë. Ai thotë se hetimet në vazhdim, kanë për të treguar se deri në çfarë shkalle ka arrit ky rrezik.

Agani ka insistuar se radikalizmi nuk është vetëm pjesë e vendit tonë, por e shumicës së vendeve në botë.

Duke folur për shkaqet që kanë shtyrë deri te një radikalizëm në vendin tonë, Agani përmend disa arsye, pa përjashtuar edhe ligjëratat që janë mbajt nga hoxhallarët nëpër xhamit në vendin tonë.

Lidhur me rezultatet për këtë çështje, Agani mendon se nuk kemi për të pasur rezultate kënaqshme nëse nuk eliminohen në të njëjtën kohë radikalistët, në këtë rast me motive islame dhe islamofobët.

Agani thotë se edhe në transmetimin e mediave, ka nga pak senzacionalizëm.

I pari I PD-së, thotë se nuk bëhet fjalë që Kosova për momentin të ketë imazh pozitiv. Agani mendon se përkundër vakuumit institucional që është në vend, organet kompetente po kryejnë punën e tyre.

Më tej, ai tha se duhet bërë më tepër pas konstituivit të qeverisë së re, për gjetjen e përgjigjeve adekuate ndaj shkaqeve që po e sjellin radikalizmin mbi çështje fetare, pa marrë parasysh ato./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ka një trend të rritjes së ankesave të qytetarëve ndaj zyrtarëve policor, thotë Hodaj

Kushtrim Hodaj, kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë...

Deklarohet avokati i Thaçit: Ishte gjykim shumë i gjatë, jemi optimistë për rezultat pozitiv

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq tha se është optimist që klienti i tij...

Lladrovci: Vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes do të jetë vendimi i drejtë

Me rastin e fjalës përfundimtare të ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, Ramiz Lladrovci...