Numri zyrtar i të vrarëve nga sulmi i javës së kaluar ndaj një spitali ushtarak në Kabul është rritur në 50.
Zyrtarët thanë më 8 mars se numri zyrtar i të vrarëve ishte 30, por zëvendës ministri i Mbrojtjes i Afganistanit, gjenerali Helaludin Helal, njoftoi sot në një konferencë për media se numri është rritur në 50, transmeton Express.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS-i.
Helal tha se në sulm morën pjesë pesë sulmues: një kamikaz që e coi veten në erë dhe katër persona të armatosur


