Një aeroplan rus i udhëtarëve, në fluturimin e tij prej Moskës për në Havanë të Kubës, ka ateruar në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, pasi papritmas ka mbetur me nivel të ulët të karburantit, kanë thënë zyrtarë amerikanë dhe kompania ajrore.
Autoritetet amerikan thanë mbrëmë se aeroplani, Azur Air, me 294 udhëtarë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, ka bërë aterrim emergjent në New Jersey në orën 3:45 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Inspektorët kanë zbuluar se ka pasur rrjedhje të karburantit në makinë dhe nuk kanë lejuar që aeroplani ta vazhdonte udhëtimin. /Rel/


