Një pilot dhe bashkëpiloti kanë vdekur në rrëzimin e një avioni të mesëm që u përpoq të aterronte n; tokë pasditen e së enjtes në Aeroportin Qendror të Greenville.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani u nda në dysh, duke shkaktuar edhe rrjedhje të karburantit, të cilën ekipet e emergjencës nxituan ta ndalonin.

Po sipas mediave, së paku deri më tani nuk dihet arsyeja për rrëzimin e tij.
“Ne të gjithë e pamë atë tokë, dhe për disa arsye nuk u ndal”, tha drejtori i aeroportit Joe Frasher.
Bashkëpiloti u identifikua si 66-vjeçari Stephen George Fox, i Indian Rocks, Florida ndërsa piloti ishte një 49-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, deri më tani.
Ndërsa pasagjerët janë një burrë dhe grua e martuar. Ata janë në gjendje kritike në spital, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrit në Greenville, Tristan Johnson. /Telegrafi/


