Aeroplani me 140 pasagjerë del jashtë pistës, përfshihet nga zjarri pas uljes në aeroport (Video)

PUBLIKUAR

Një aeroplan Boeing 737 i “Peruvian Airlines” me 141 pasagjerë në bord ka dalë jashtë pistës, duke shpërthyer në flakë pas uljes në aeroportin Francisco Carle në Jauja, Peru.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Boeing 737-300, ishte i përfshirë në një aksident dhe mori flakë pas uljes në aeroportin e Francisco Carle rreth 4:30 sipas kohës lokale, informatë kjo e konfirmuar nga kompania.

Për fatin e mirë, sipas kompanisë, të 141 pasagjerët që ishin në bordin e fluturimit, asnjëri prej tyre nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë, duke shtuar se të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt nga aeroplani.

Gjithsesi, së paku 26 veta, duke përfshirë edhe një fëmijë kanë pësuar lëndime nga incidenti, ka shkruar
Le Republica.

Një hetim ka nisur për shkakun e djegies. Videot e postuara në internet tregojnë aeroplanin e pasagjerëve të përfshirë nga zjarri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...