Adnan Rrustemi: Muri i ujdisur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Opinion nga Adnan Rrustemi

Ndarja funksionale dhe organizative, para se edhe fizike,e ravijëzuar përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të Kosovës me Serbinë, e secila për çështje tëbrendshme; më e dëmshme dhe më e thellë se pararendësja, kanë bërë që Muri si shënjuesi më i drejtpërdrejt sado i vrazhdë i këtij procesi dialogimitë pakushtëzuar me Serbinë vetëm sa të përkufizojë në terren atë që në njëfarë mënyrëështë ujdisur paraprakisht në tavolinë.

Që në nisje të dialogut, Serbia edhe nominalisht nuk kishte çfarë të humbiste, vetëm përfitimet konkrete priste, që t’i kuptonte rrugës. Pikërisht si kumarxhiu që në tavolinën e lojës që nuk vendosë asgjë si hipotekë, por luan vetëm me monedhat e palës tjetër – me Kosovën e vënë mbi rulet nga kumarxhinjtë Thaçi-Mustafa. Ngase, dialogu është kryekëput për Kosovën dhe atë për çështje që esencialisht do të duhej të ishin tema tërësisht të brendshme të një shteti, madje në disa raste thjesht çështje lokale të tij.

Pasojat e dialogut po i vuajmë ende pa u përmbyllur ai. Biles, edhe vet protagonistët e tij të befasuar me atë çfarë po rezulton, pandershmërishtporsi kumarxhinjtë qëkanë humbur gjithçka, që në nivel të retorikës pozicionohen kundër këtyre pasojave, duke u vënë realisht kundër vetës së tyre kur kritikojnë kinse veprimet e Serbisë në Kosovë, në një kohë kur këto veprime ose janë mundësuar direkt, ose janë toleruar nga marrëveshjet që po këta kanë arritur në Bruksel.Vetëm kështu, zbërthehet hipokrizia e kumarxhinjveMustafa, Thaçi e Veseli apo e  partive e tyre kur gëlojnë për të kundërshtuar Murin, ultimatumin, apo veprimet kushtëzuese e shantazhuese të Listës Serbe.

Më tej, vendosja e gurthemelit të parë të murit në Mitrovicë, mund të dallohet duke hedhur një hap prapa, duke u larguar nga diskutimi që diktohet nga situata ditore e krijuar. Hapi prapa mund të shkojë që në negociatat e Vjenës, por veçmas dhe konkretisht duhet të fokusohet tek dialogu politik dhe ujdia Thaçi-Daçiq e 13 prillit dhe marrëveshjet pasuese Mustafa-Vuçiq.

Situata në të cilën ndodhemi dhe kundrejt sëcilës është përgjegjëse Qeveria aktuale si ndjekëse besnike e qeverisjes pararendëse, me politikanët e përveçëm si: Isa Mustafadhe Hashim Thaçi, por edhe KadriVeseli me veprimet e tij të ditura por të fshehta, qartësohetveç nëse pikëreferimi ka veprimet dhe ujditë e tyre. Si rrjedhojë, këtu nuk ka vend për befasi me Murin, funksionet e të cilit ishin konstituar që më parë dhe atëmë pak e rëndësishme është se a mundësohen nga rrethrrotullimi, muri fizik,  barrikadat,xhembat apo parqet.

Kthimi prapa duhet të bëhet si hap i domosdoshëm në përpjekjen e shpyllëzimit të këtij pushteti kumarxhinjsh dhe hapjen e një horizonti të politikbërjessovranizueseedhe për veriun – sidomos për veriun, me pikënisje e pikësynim sovranitetin dhe integritetin shtetëror, vullnetin e shumicës, e veçanërisht ruajtjen e karakterit unitar të Republikës.

Dështimet për ta bërë të pranishëm shtetin në veri të vendit nuk vijnë si rezultat i pranisë brutale të strukturave paralele serbe dhe të Serbisë në terren – ndërhyrja e Serbisë është e hapur dhe e pritshme, por ato vijnë parasëgjithash si rezultat i mungesës së një projektisovranizues dhe i qasjes thelbsisht të gabuar të Qeverisë që të arrijë në veri në pajtueshmëri të plotë me Serbinë, anipsesovranizimi i veriut nënkupton kryekëput nga Serbia dhe largimin e saj nga atje.

Kjo dobësi e Qeverisë nuk mund të kompensohet me lutje dashamirëse, e aq më pak me idenë e mashtrimit të Serbisë. Ky dështim institucional i Kosovës, pa dyshim që rikthehet në terren me parqe të paqes, Mure e ultimatume, që në fakt e konservojnë ndarjen deri në legjitimim, përkundër ndryshimit të formave në dukje. Madje, në disa aspekte ndarja veçse theksohet paralelisht me formalizimin e saj. Në këtë kuptim, çfarëdo devijimi në terren drejt ndarjes, paçka u premtua integrimi, në analizë të fundit është devijim i politikës zyrtare të Prishtinës me dialogun pa kushte dhe për çështje të brendshme me një shtet tjetër që si në rrafshin konstitucional e organizativ e konsideron Kosovën pjesë të tij, po ashtu edhe në rrafshin e diskursit përditë e më shumë e thekson kthimin e saj brenda Serbisë. Prandaj,
të mos pranosh si pikë referimi dialogun e dëmshëm dhe koncesionet për Serbinë, do të thotë ta kufizosh qysh në krye zbërthimin e saktë të prapaskenave për ndërtimin apo rrënimin e murit, në një kohë kur qëllimet që mëton të arrijë Muri gjenden në faqet e ujdive të dialogut politik Prishtinë – Beograd.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...