Adem Ramadani hap llogari në ‘Tik-Tok’

PUBLIKUAR

Adem Ramadani një ish këngëtar i njohur nga Shkupi i cili me disa prej albumeve të tij para disa vitesh ka korrur suksese të mëdha.

Me kalimin e viteve u distancua nga muzika duke filluar të këndoj ilahi në gjuhën shqipe, shkruan Indeksonline.

Ai ka lexuar edhe libra të fesë islame të cilat kanë lenë gjurmë të mëdha tek ai.

Ramadani përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’ tregon aktivitetet që i bën, ku me postimin e fundit ka habitur të gjithë ndjekësit e tij.

Ai është bërë pjesë e platformës ‘Tik-Tok’, aplikacion të cilin shpesh herë e kanë konsideruar si ‘haram’.

“Të nderuar vllezër e motra, ky është profili im në Tiktok që sapo e kam hapur, të gjitha profilet tjera që janë me emrin tim janë jolegjitime”, shkroi ai në linkun e publikuar në faqen e tij personale./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...