Adelina Berisha me të tjera imazhe tërheqëse nga klipi i ri në ardhje

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është në finalizim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

Ajo do të sjellë një këngë të re verore me klip, xhirimet e të cilit i ka përfunduar së fundmi.

Adelina, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me ta disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Nga imazhet e publikuara, mund të shihet se Berisha do të shfaqet mjaft atraktive në klipin e ri, në të cilin mesa duket do të dominojë ngjyra e kaltër.

“Me mua ke mësuar çka ish dashuria”, ka shkruar Adelina në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke zbuluar pak nga vargjet e këngës së saj të re në ardhje

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Ky projekt muzikor është i pari i këngëtares për vitin 2023, pas baladës “Harrom” të publikuar në tetor të vitit 2022. /Telegrafi/

Foto: Adelina Berisha/Instagram

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...