AC Milani të dielën me shumë vështirësi ia doli të fitojë një pikë ndaj Parmas.
Humbja e Atletico Madridit ndaj rivalit Real Madrid, ka bërë që Milani të jetë e vetmja skuadër e pamposhtur.
Sipas OptaPaolo, “Rossonerët” janë e vetmja skuadër e pamposhtur në top pesë ligat evropiane që nga rikthimi i futbollit në mars, përcjellë lajmi.net.
Gjiganti italian vazhdon të mahnitë të gjithë, andaj shihet si kandidatë për titull këtë edicion.
Mbetet të shihet për sa kohë Milani do e mbajë këtë seri tejet pozitive.
We could 𝐍𝐎𝐓 lose this game! #MilanParma #SempreMilan pic.twitter.com/XpndrVWHOA
— AC Milan (@acmilan) December 13, 2020


