ABT prezanton “dyshen” Audi RS6-S dhe RSQ8-S që prodhojnë nga 740 kuaj-fuqi

PUBLIKUAR

Për prodhimin e modeleve të reja të Audi, RS6 dhe RSQ8 që do të lansohen në treg kah mesi i janarit, të gjithë ata që duan t’i kenë në garazhet e tyre duhet t’i ndajnë nga 42.900 euro.

Një prej kompanive më të njohura për modifikimin e veturave ABT nga Ingolstadti, ka punuar shumë në modelet RS6 dhe RSQ8, e pas shkronjës S fshihen të dy modelet – duke iu shtuar kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Audi Sport e vë në lëvizje motori 4.0 litra biturbo V8 që prodhon 740 kuaj-fuqi. Zakonisht modeli standard i ka vetëm 600 kuaj-fuqi, por ishte ABT që ia shtoi, duke arritur kështu shpejtësinë maksimale prej 315 kilometra në orë.

Për shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë, RS6-S i nevojiten vetëm 3,2 sekonda, e për RSQ8-S vetëm 3,4 sekonda. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...